DJ argjentinas Fer Palacio është kërcënuar me vdekje pasi fansat mendonin se ai ishte arsyeja pse Lionel Messi u infektua me COVID-19.
Ai ndau një video-mesazh përmes Instagramit më 2 janar, duke thënë se tifozët e futbollit po e fajësojnë atë për situatën e Messit pasi të dy u panë duke festuar së bashku javën e kaluar.
Palacio mes tjerash shkruan:
”Unë jam një trend në twitter sepse Messi doli pozitiv për COVID-19. Ata më tregojnë këtë duke thënë se unë e infektova atë. Madje më quanin ‘vrasës’. Kam shumë mesazhe private shumë të këqija”, është shprehur ai.
Fer Palacio u kërkoi tifozëve që të ndalojnë akuzat, duke thënë se është e pamundur që ai t’i ketë dhënë virusin Messit pasi ai nuk e ka.
[Info] Fernando Palacio (DJ ????????) a été accusé d’avoir transmis le Covid19 à Messi et insulté sur les réseaux sociaux. Il a été jusqu’à publier un test négatif sur Instagram pour prouver qu’il n’avait pas IG le virus à Messi. • Stop au cyber-harcèlement. ???????????????? [???? IG Fer Palacio] pic.twitter.com/fqgvIwhwG2— Inside Parisien • PSG (@InsideParisien) January 3, 2022
Duke treguar një foto të testit negativ, ai tha se u testua një ditë më parë përpara se të udhëtonte për në Uruguai.
Ylli i futbollit aktualisht është i izoluar dhe ekipi i tij konfirmoi më 2 janar se ai dhe tre shokë të tjerë të skuadrës janë infektuar me virus.
Messi gjithashtu ndau disa fjalë inkurajuese përmes mediave sociale në fillim të vitit 2022./Gazeta Enigma/