Qeveria Kurti i ka ulë shpenzimet buxhetore.
Kontributin më të madh për këtë rënie e ka kategoria e investimeve kapitale. Për punët që lidhën me këtë sektor, ekzekutivi harxhoi pos 92.8 milionë euro.
Kjo shifër e nxjerr për muajt korrik, gusht, shtator të 2021-s është 16.9 përqind më e vogël krahasuar me periudhën e njëjtë të 2020-s.
Ulja e shpenzimeve u manifestua me suficit.
Shtetit i tepruan 132.5 milionë euro.
Kjo si rezultat i kursimeve edhe në disa fusha tjera.
Subvencionet dhe transferet shёnuan rёnie tё konsiderueshme prej 10.6 pёrqind dhe shënuan vlerёn prej 176.7 milionё euro. Shpenzimet pёr paga shёnuan rёnie prej 3.6 pёrqind dhe shënuan vlerёn prej 158.0 milionё euro, ndёrsa shpenzimet qeveritare për mallra dhe shёrbime (pёrfshihen edhe shpenzimet komunale) shënuan rritje tё lehtё prej 0.9 përqind dhe arritën vlerën 68.6 milionë euro./Gazeta “Enigma”/