Seanca për zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit komunal të Prishtinës është thirr për këtë të mërkure të 5 janarit.
Fehmi Kupina, siç kuptohet nga disa burime, është emri që po përmendet për emërimin në këtë pozitë.
Kupina është asamblisti i LDK-së që grumbulloi më së shumti vota për asamble në kryeqytet në zgjedhjet lokale të vitit 2021.
“E di që është përfol Fehmi Kupina. Seanca është thirr, po supozoj se i kanë numrat për zgjedhjen e tij”, kanë thënë nga ky burim brenda LDK-së.
Kupina nuk e ka pohuar, por as mohuar nëse do të jetë ai shef i asamblistëve prishtinasë.
“Nuk është marrë vendim ende, e shohim sot pasdite dikur ose nesër në mëngjes”, tha ai për Front Online, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Prishtinë duhen siguruar 26 vota.
LDK aktualisht e vetme i ka 14.
Mbetet të shihet se si do të arrijë t`i sigurojë 12 të tjerat, përmes koalicioneve apo konsultave me këshilltarë, individualisht.
Nëse Prishtina nuk arrin ta zgjedh çështjen e të parit të kuvendit komunal brenda datës 5 janar, atëherë asambleja e saj konsiderohet jofunksionale dhe shkohet prapë në zgjedhje për këshilltarët e rinj komunalë./Gazeta “Enigma”/