Të shtënat me armë kanë tronditur Tiranën mbrëmjen e 4 janarit.
Nga burimet fillestare bëhet me dije se një qytetar ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas një përleshjeje me armë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Don Boskos.
Sipas informacioneve paraprake, shkak mendohet se është bërë një konflikt mes dy grupe të rinjsh, të cilët janë konfliktuar me armë zjarri mes njëri-tjetrit. / Gazeta Enigma.