Lëvizja për Bashkim, ndonëse ka vetëm një asamblist do të jetë pjesë e kabinetit të Përparim Ramës.
Asamblisti i vetëm i këtij subjekti politik është Agim Kuleta i cili në mandatin e kaluar ka qenë kryesues në Kuvendin Komunal.
Kuleta do të jetë pjesë e kabinetit të Përparim Ramës.
Në anën tjetër, vlen të theksohet se po raportohet se PDK dhe LDK do të bashkëqeverisin në komunën e Prishtinës.
Fehmi Kupina është i propozuari i LDK-së për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës, derisa është shkuar në pauzë 15 minutëshe.
AAK ka lëshuar sallën e Kuvendit Komunal pasi LDK ka propozuar kryesuesin e Kuvendit, ndërsa LVV ka refuzuar ta japë emër./Gazeta “Enigma”/