Sabri Kiçmari ka arritur në Tokio të Japonisë për të filluar punën e tij si ambasador i Kosovës në këtë shtet, transmeton Gazeta Enigma.
I ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Tokio, Arber Mehmeti i ka uruar mirëseardhje Kiçmarit në ambasadë.
“Mirëseardhje dhe punë të mbarë Ambasador Prof.Ass.Dr. Sabri Kiçmari”, ka shkruar Mehmeti.
Kiçmari më herët ka qenë ambasador i Kosovës në Austri dhe Australi. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Akademisë Diplomatike të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme.