Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra përmes një postimi në facebook ka reaguar pasi një grua dyshohet se u vra të mërkuren nga bashkëshorti i saj në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Deliu ka thënë se dhuna dhe vrasja nuk janë zgjidhje për problemet.
Më tutje ajo ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të përgjigjen me shpejtësi lidhur me këtë rast.
“Një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë për të gjithë, vrasja e një gruaje nga bashkëshorti i sajë në fshatin Llaushë të Skënderajt. Dhuna nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë mjet për zgjidhje të problemeve, e kurrsesi vrasja. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e viktimës. Institucionet përkatëse të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, për të vënë drejtësinë për këtë rast tragjik”, ka shkruar ajo.