Lëvizja Vetëvendosje është në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës, për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” ish-kandidatja e PDK-së për kryetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, e cila tregoi poashtu se edhe ata tani e kanë ndryshuar ‘pazarin’.
“Fillimisht VV na ka ofruar 3 drejtori ne kemi kerkuar 5 drejtori dhe njerin nga postet e nenkryetarit ose te kryesuesit. Ne nderkohe ne takimin e fundit ne ju kemi ofruar 4 drejtori dhe postin e kryesuesit si propozim. Tani presim ndonje marreveshje lidhur me kete propozim”, ka thënë ajo.
Kushti i PDK-së për të hyrë në koalicion me partinë fituese ishte pesë drejtori dhe posti i nënkryetarit ose ai i kryesuesit të Kuvendit Komunal të kësaj komune.
Por, këtë nuk e ka pranuar Vetëvendosja, duke ofruar PDK-së vetëm tri drejtori. /Gazeta Enigma/.