Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Gazetën “Enigma”.
Ajo ka theksuar se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Nga ky aksident gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërhuar për trajtim mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.
/Gazeta Enigma/