Sonte takohen Vuçiq dhe Lajçak, temë diskutimi dialogu Prishtinë – Beograd

Sonte takohen Vuçiq dhe Lajçak, temë diskutimi dialogu Prishtinë – Beograd

Pas mbërritjes së tij në Bruksel, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet me Përfaqësuesin Special për Dialog midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Burime të brendshme nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm thonë se ata do të flasin me presidentin serb në Bruksel për vazhdimin e procesit të dialogut që po zhvillohet nën kujdesin e Bashkimit Evropian, transmeton Albanian Post.

“Serbia është e gatshme dhe bashkëpunuese në atë kuptim. BE-ja është gjithashtu e gatshme ta vazhdojë dialogun. Ajo që pritet është pozicioni i kryeministrit të ri të Kosovës”, shkruan Tanjug.

Ndërsa, të hënën presidenti i Serbisë do të pritet nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, dhe pas kësaj, ai do të takohet me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelji.

Vuçiq, takime do të zhvillojë edhe me zëvendëskryetarin e Komisionit Evropian dhe Shefin e Diplomacisë së BE-së, Josep Borell dhe me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilchik.

Vizita e tij do të përmbyllet me një darkë të organizuar nga kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Javën e ardhshme në Bruksel do të udhëtoj edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Related Articles