Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka ngritur alarmin për krizën ekonomike që pritet ta kaplojë Kosovën, transmeton Gazeta Enigma.
Madje, sipas tij, kriza ekonomike gjatë vitit 2022 do të jetë edhe më e thellë se ajo e vitit paraprak.
Ai përmes një postimin në Facebook, liston arsyet, se pse ky vit do të jetë më sfidues në aspektin ekonomik.
Janë tri arsye që Rukiqi vlerëson se do të ndikojnë në një vit më të vështirë.
Postimi i plotë i Berat Rukiqit:
Viti 2022 do te jete shume me sfidues se sa viti 2021, ne aspektin ekonomik, per disa arsye:
1. Nuk do te perseritet vera e vitit 2021, qe ishte infuzioni kryesor per shume ndermarrje (i ardhur nga diaspora), te dermuarra nga pandemia; Konsumi do te shenoj renie, rrjedhimisht edhe norma e rritjes ekonomike do te jete ne renie.
2. Ky dimer do te jete me i “gjate” se tjeret, marre parasysh problemet me furnizimin dhe çmimet e energjise elekttike dhe çmimet e rritura ne pothuajse te gjithe lendet e para dhe produktet finale, nga kategorite e produkteve qe ne i importojme.
3. Paparashikueshmeria me pandemine do te vazhdoj te sjell kokeqarje per sektorin privat. Sektori privat ende nuk arrin te kuptoj, cka eshte vlera e vaksinimit me dy dhe tre doza, nese te njejtat nuk garantojne liri te veprimit dhe kryerjes te aktivitetit biznesor. Çdo mase per kontrollimin e pandemise, duhet te kufizoj te pavaksinuarit e jo ata qe me shume zell e respwktuan thirrjen per vaksinim.
4. Do te rritet problemi me fuqine punetore. Mosgjetja e puentoreve me shkathtesi te caktuara eshte si problem be rritje per te gjithe sektoret. Nese kjo problematike vazhdon, ne do te kemi probleme serioze me aftesine konkurruese per eksport dhe invwstine. Qeveria, Parlamenti dhe te gjitha institucionet duhet te jene te hapura per dialog me sektorin privat, ne adresimin e ketyre temave por edhe shume çeshtjeve tjera me rendesi jetike per zhvilimin e vendit.
Përkundër numrit të rasteve aktive me COVID-19, gjatë verës së kaluar, Qeveria e Kosovës lejoi të mbahen dasma dhe aktivitete tjera në fushën e gastronomisë.
Si rezultat, ekonomia kosovare u rrit pas shpenzimeve që bëri diaspora gjatë verës, e me ekonominë u rritën edhe rastet e reja dhe rastet e vdekjeve nga COVID-19, duke prekur shifra rekorde në Kosovë.
Këngëtari Afrim Muçiqi, disa javë më parë kishte thënë se në vitin që lamë pas, sektori i gastronomisë pati humbje më shumë se 1 miliard euro.
Këto humbje këtë vit do të jenë edhe më të mëdha.
Sipas Berat Rukiqit – kryetar i Odës Ekonomike, arsyeja e dytë, është “dimri i gjatë”, kur kishet parasysh fakti që kemi probleme me furnizim me energji elektrike dhe çmimi i lartë i saj.
Ardhja e mërgimtarëve për festat e fundit të vitit, solli edhe rritjen e rasteve me COVID-19. Kosova, shteti i izoluar që qëndronte më së miri me numrin e rasteve në rajon, sot raportoi se 1 mijë e 251 raste aktive./Gazeta Enigma/