Ferizaj: Nga bora e madhe rrëshqet autobusi, ka të lënduar

Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Babush të komunës së Ferizajt, shkrun Gazeta ‘Enigma’.

Për Gazetën ‘Enigma’ lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se nga ky vetaksident një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Emergjencën e Ferizajt.

“Rreth orës 18:50 ka dodhur një aksident komunikacioni në rrugën që qon për fshatin  Mirash të Ferizajt nga rruga magjsitrale Ferizaj Prishtinë fshati Babush, ku një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetë aksident ( ka rrëshqit)me këtë rast është lënduar një person dhe është dërguar në qendrën emeregjente në Ferizaj, Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes, po e hetojnë rastin”./Gazeta Enigma/

Related Articles