Autobusi me bashkatdhetarë nga Kosova, rrëshqet nga rruga në Serbi

Autobusi me bashkatdhetarë nga Kosova, rrëshqet nga rruga në Serbi

Një autobus nga Kosova ka rrëshqitur nga rruga në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Pronari i kompanisë “Zhitia Turist”, Gazmend Zhitia konfirmoi se nga ky incident nuk ka persona të lënduar, por vetëm disa udhëtarë kanë marrë gërvishje të lehta.

“Po e vërtetë një autobus i yni ka dalë nga rruga, mirëpo për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm tetë udhëtarë kanë marrë gërvishje të lehta”, deklaroi ai.

Autobusi kosovar dyshohet se ka rrëshqitur për shkak të rrugës me ngrica.

Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.

AKSIDENTOHET NJË AUTOBUS ME UDHËTARË NGA PRIZRENI NË KRUSHEVAC TË SERBISË, LËNDOHEN DISA PERSONA

AKSIDENTOHET NJË AUTOBUS ME UDHËTARË NGA KOSOVA NË KRUSHEVAC TË SERBISË, LËNDOHEN DISA PERSONA Një autobus është aksidentuar rreth ores 22:00, në Krushevac të Serbisë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar rreth 20 persona. Sipas disa dëshmitarëve në autobus ishin rreth 80 persona që po udhëtonin drejtë Sllovenisë. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, asnjë nga udhëtarët nuk ka pësuar lëndime tl rënda, ndërsa ndihmë të lënduarve i kanë ofruar udhëtarët dhe shoferët e një autobusi tjetër po nga Kosova. Shkaqet e këtij aksidenti ende nuk dihen.Posted by Televizioni Prizrenit on E martë, 11 janar 2022

Related Articles