Kryeministri Albin Kurti e ka larguar nga lista e personave që ndjek DJ nga Gjakova, Altin Boshnjaku, raporton Gazeta “Enigma”.
Kurti e ka hequr atë nga Facebook’u pas raportimeve të mediave.
Aktaliusht, ai nuk ndjek asnjë person në këtë rrjet social, derisa llogaria e tij ndiqet nga mbi 500 mijë llogari.
Ndryshe, Altin Boshnjaku ishte personi i vetëm që kryeministri nga Kosova e ndiqte në rrjetin social Facebook.
Boshnjaku i cili vjen nga Gjakova është një DJ i muzikës techno, dhe nuk shumë i njohur për publikun. Ai nuk ka shumë ndjekës, vetëm 632, madje nuk e ndjek as kryeministrin Kurti.
Derisa, kryeministri ka pëlqyer vetëm një person nga bota muzikore, me të cilin nuk dihet nëse ka ndonjë lidhje, ai më herët kishte deklaruar se i pëlqente muzika rock dhe kishte përmendur bendin amerikan “Future Islands” si të pëlqyeshëm për të./Gazeta Enigma.