Arrestohet personi i kërkuar nga Policia e Kosovës

Arrestohet personi i kërkuar nga Policia e Kosovës

Gjatë ditës së sotme polica në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata, raporton Gazeta “Enigma”.



Pas ndalimit dhe verifikimit, mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari F. V., 53 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ”.

“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës,  i  njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles