Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosoves, kanë arritur marrëveshje për koalicion në komunën e Pejës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Komunës, derisa thuhet se kryetari Muhaxheri ka pritur në takim kryetarin e PDK-së në Pejë, Xhavit Halitin.
“Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme, ku nga kjo marrëveshje LDK do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK do të udhëheqë me katër drejtori”, thuhet në njoftim.
Këto dy palë pas arritjes së marrëveshjes janë zotuar se fokusi i bashkëqeverisjes së tyre do të jetë interesi i qytetarëve të Pejës. /Gazeta Enigma/.