Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancën, të respektojnë rregullat kundër COVID-19, si dhe të vaksinohen, pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus.
“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK-ja apelon te të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e IKSHP-së.
“Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithëpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12-vjeçare”, thuhet tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
IKSHP-ja gjithashtu apeloi për vaksinimin me dozën përforcuese, që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18-vjeçare. /Gazeta “Enigma”/