Dramaturgu kosovar, Jeton Neziraj ka bërë të ditur se ditë më parë i është vjedhur kompjuteri nga një person i panjohuri cili hyri në shtëpinë e tij, shkruan Gazeta Enigma.
Neziraj i mbetur pa zgjidhje tjetër, ka zgjedhur llogarinë e tij në Facebook, për të komunikuar me atë që e vodhi.
Aty ai i ka shkruar hajnit “duke i kërkuar një nder”.
Kërkesa e tij për hajnin e panjohur është që nëpërmjet e-mailit t’i rikthehet një poezi e tij e shkruar kohë më parë, e cila siç tha vetë ai, ishte në kompjuter bashkë me dhjetëra shkrime të tjera.
“Aty, mes atyre qindra fajlave, në kompjuter e ke një poezi me titull “Pa titull”. Atë poezi e dua shumë, dhe ka shumë rëndësi për…për të ardhmen e këtij vendi, më saktësisht”, shkruan Neziraj.
Postimi i plotë: