Ronaldo: Nuk erdha në Man Utd për të përfunduar në vendin e gjashtë apo të shtatë

Ronaldo: Nuk erdha në Man Utd për të përfunduar në vendin e gjashtë apo të shtatë

Cristiano Ronaldo beson se rindërtimi i Manchester United mund të marrë pak kohë, ndërsa shtoi se nuk është kthyer që të luajë për vendin e gjashtë dhe të shtatë në Ligën Premier.



36-vjeçari u rikthye në klub verën e kaluar me shumë bujë dhe pritshmëri, por sezoni ka evoluar keq për Djajtë e Kuq, me skuadrën që dështoi të shkëlqejë nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer – i cili u shkarkua në nëntor, por njëjtë po vazhdon edhe me Ralf Rangnick .

“Nuk kam ardhur këtu për të qenë në vendin e gjashtë, apo të shtatë, apo të pestë. Unë jam këtu që të provoj të fitoj, për të garuar”.

“Mendoj se për të ndërtuar gjëra të mira, ndonjëherë duhet të shkatërrosh disa gjëra. Pra pse jo – vit i ri, jetë e re dhe shpresoj që Manchester United të jetë në nivelin që duan tifozët. Ata e meritojnë këtë”.

“Ne jemi të aftë të ndryshojmë gjërat. Unë e di rrugën, por nuk do ta përmend këtu sepse nuk mendoj se është etike nga ana ime ta them këtë”.

“Ajo që mund të them është se ne mund të bëjmë më mirë – të gjithë ne. Manchester United i përket gjërave të rëndësishme, kështu që ne duhet ta ndryshojmë këtë gjë”.

“Unë mendoj se ne konkurrojmë, por nuk jemi ende në nivelin tonë më të mirë”, deklaroi Ronaldo. 

Related Articles