Ambasadorët e shteteve të QUINT-it bashkë me kryeministrin Kurti janë nisur drejt presidencës për takim me Vjosa Osmanin.
Një takim i tillë vjen pas letrës së dërguar në mëngjes, ku kanë kërkuar që të lejohen serbët të votojnë për referendumin e Serbisë bazuar në praktikat e mëhershme ku OSBE-ja merrej me grumbullimin e votave.
Mirëpo këtë e kanë kundërshtuar nga Qeveria.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti ka reagur i cili tha se kërkesa e Serbisë për mbajtjen e referendumit ndryshe nga dy opsionet e ofruara nga Qeveria e Kosovës, është vetëm pretekst për destabilizim eventual të Kosovës dhe rajonit.
Ai tutje tha se e drejta e votimit nuk i mohohet asnjë qytetari serb në Kosovë, mirëpo ajo nuk mund të manifestohet duke shkelur sovranitetin e vendit. /Gazeta “Enigma”/