Christian Eriksen është një futbollist i lirë pas largimit nga Interi gjatë janarit.
Mesfushori danez ka shkëputur kontratën me Interin, pasi atij nuk i lejohet të luaj në Serie A për shkak të problemeve me zemër.
Shumë oferta kanë mbërritur në drejtim të danezit nga klube të ndryshme, përfshirë Danimarkën, Belgjikën, Anglinë e Holandën.
Por një lajm i fundit që vije nga Danimarka është se interesim për lojtarin ka shprehur edhe gjiganti gjerman Bayern Munich.
Bavarezët e donin edhe më parë danezin, derisa tani kanë kërkuar informacione nga agjenti i lojtarit për gjendjen e Eriksen.
Për momentin është vetëm një interesim i thjeshtë nga Bavarezët, por shumë lehtë Eriksen mund të transferohet në Allianz Arena. /Gazeta “Enigma”/