Në Luginën e Preshevës, sikurse edhe në pjesët tjera të Serbisë, qytetarët janë pothuajse plotësisht të painformuar për ndryshimet e propozuara kushtetuese dhe për këtë arsye nuk janë të interesuar për to, shkruan Gazeta “Enigma”.
Sipas, kryetarit të i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, në një prononcim për Gazetën “Enigma”, mos informimi është arsyeja që qytetarët nuk janë të interesuar për referendumin serb.
“Në Luginën e Preshevës, sikurse edhe në pjesët tjera të Serbisë, qytetarët janë pothuajse plotësisht të painformuar për ndryshimet e propozuara kushtetuese dhe për këtë arsye nuk janë të interesuar për to”, thotë ai.
Mustafi deklaron se, “Përcaktimi i Serbisë si shtet i shumicës do të thotë se pjesëtarët e bashkësive të tjera kombëtare janë në fakt qytetarë të dorës së dytë”.
Ai ka folur rreth propozimit të Qeverisës së Kosovës për ndryshimet kushtetuese.
“Në propozimin e Qeverisë për ndryshimet kushtetuese theksohet shprehimisht se ndryshimet aktuale do t’i referohen ekskluzivisht sferës së drejtësisë. Prisnim ndryshim, përcaktim substancial të Kushtetutës, ndaj preambulës ndaj Kosovës dhe bashkësive kombëtare në Serbi, të cilave duhet t’u sigurohet më shumë hapësirë për të drejtat, lirinë dhe barazinë e tyre”.
“Mendojmë se ndryshime të tilla nuk e sjellin këtë. Në këtë kontekst, këto ndryshime në thelb nuk e zgjidhin dhe rregullojnë shoqërinë ashtu siç duhet të rregullohet, mbi parimet demokratike dhe evropiane si shtet qytetar. Dihet se ka mungesë besimi në paanshmërinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe këtë më së miri e dëshmon fillimi i procesit gjyqësor nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ndaj ministrit Aleksandër Vulin, i cili përdor rregullisht gjuhën e urrejtjes kur flitet për shqiptarët”, ka deklaruar Mustafi.
Ndërkohë sa i përket Kosovës ai ka potencuar se si shtet sovran e demokratikë është në të drejtën e saj, për të mos lejuar mbajtjen e referendumit në territorin e saj.
Të premten, shtetet e QUINT-it kërkuan nga qeveria e Kosovës që kjo e fundit të lejojë OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës.
Kjo e fundit ka bërë të ditur se serbët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes dy formave, asaj me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë./Gazeta “Enigma”/