Juventusi e ka arritur fitoren e dytë radhazi në Serie A, kësaj radhe në duel më Udinese në shtëpi, dukë shënuar fitore meritore me rezultat 2:0.
Me këtë fitore “Bianconneri” bënë një hap drejt zonës së Championsit, të cilin objektiv e ka synim parësor këtë edicion..
Nga një gol në secilën pjesë mjaftoi që Juventusi të arrinte fitore të kënaqshme në këtë takim. Ishte Paulo Dybala ai i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të të ndeshjes, me tyë cilin rezultat u mbyll gjysmëloja e parë, kurse edhe e dyta prodhoi vetëm një gol. Ishte McKennie i cili shënoi në minutën e 79-të pas asistimit nga De Sciglio.
Kështu, me këtë fitore të dytën me radhë, Juventusi shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e pestë, tetë më pak se Interi në pozitën e parë, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Në anën tjetër, Udinese mbetet e 14-ta me 20 pikë gjithsej.