“Kurti do të ishte i lumtur nëse nesër në referendum fiton opsioni JO”

“Kurti do të ishte i lumtur nëse nesër në referendum fiton opsioni JO”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka komentuar rezolutën e Kuvendit të Kosovës me të cilën nuk është lejuar mbajtja e referendumit serb brenda territorit të Kosovës.



Ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të ndjehej mirë nëse serbët do ta kundërshtonin referendumin e së dielës, duke shtuar se ai e dinte se serbët e Kosovës do të votonin për opsionin tjetër.

“Natyrisht, Albin Kurti do të ishte jashtëzakonisht i lumtur nëse nesër do të fitonte opsioni “jo”, sepse është e qartë se serbët në Kosovë do të votonin “po” – për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, për sundimin e ligjit, për një Serbi më të fortë”, ka thënë ajo në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë.

Ndërkohë, Beogradi ka bërë të ditur se është tërhequr zyrtarisht nga mbajtja e referendumit kushtetues në Kosovë, kjo pasi Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së shtune ka miratuar rezolutën që e kundërshton mbajtjen e një procesi të tillë.

Referendumi në Serbi mbahet që të bëhen ndryshime kushtetuese, në mënyrë që t’i krijohet më shumë pushtet degës së Gjyqësorit në emërime dhe shkarkime.

Ambasadorët e Quint’it në Kosovë bënë thirrje që të lejohet që ky referendum të mbahet në Kosovë, por kjo gjë u kundërshtua kategorikisht nga forcat e mëdha politike në vend.

Madje, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi./Gazeta Enigma/

Related Articles