“Tentimet e Serbisë për të zbehur shtetësinë e Kosovës janë të papranueshme”, thotë Mehaj

“Tentimet e Serbisë për të zbehur shtetësinë e Kosovës janë të papranueshme”, thotë Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në “Facebook” ka potencuar se tentimet e Serbisë për të zbehur shtetësinë e Kosovës dhe për të provokuar tensione, janë të papranueshme dhe të patolerueshme.



“Ne nuk do të lejojmë asnjëherë që të cenohet rendi, ligji e kushtetuta jonë”, ka shkruar Mehaj.

“Kushtetuta jonë do të zbatohet në përpikëri në gjithë vendin e në raport me të gjithë. Kosova është shtet i pavarur dhe si i tillë do të funksionojë gjithnjë”, shtoi ministri.

Mehaj i tha këto fjalë pasi të shtunën në Kuvend u miratua rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë./Gazeta Enigma/

Related Articles