Qytetarër serb në veri të Mitrovicës po e shprehin pakënaqësinë e tyre për moslejimin e mbajtjes së referendumit edhe në Kosovë.
Rreth 100 qytetarë serbë po protestojnë e në mesin e tyre edhe kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq.
Ata po e improvizojnë votimin për referendumin.
Për pak minuta pritet që para mediave të flas ministri për kthim dhe komunitete, Goran Rakiq
Ndërkohë, Komisioni për Zgjedhje në Serbi të shtunën në orët e vona të mbrëmjes ka vendosur që serbët e Kosovës të votojnë në disa qytete të Serbisë, pasi që Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë./Gazeta Enigma/