BE-së i mbetet “pikë” mosmbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë, shprehë sërish keqardhje

BE-së i mbetet “pikë” mosmbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë, shprehë sërish keqardhje

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur referendumi i Serbisë, ndërsa Bashkimi Evropian ka përkrahur rezultatin e këtij referendumi për ndryshimet kushtetuese.

Ndërsa, autoritetet në Kosovë kanë thënë se të gjithë qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar në referendumin e Serbisë përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse serbe në Prishtinë.

“BE-ja shpreh keqardhje për pamundësinë e gjetjes së një marrëveshjeje me Qeverinë e Kosovës për të lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të mbledhë fletëvotimet në Kosovë, në përputhje me praktikën nga e kaluara”, tha BE-ja.

Në të kaluarën, në Kosovë nuk është penguar organizimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë dhe votat janë grumbulluar nga OSBE-ja.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë që të vazhdojë procesin e reformave, sepse siç tha, forcimi i gjyqësorit nuk përfundon me këtë referendum.

“Procesi i reformave për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit nuk përfundon këtu dhe duhet të vazhdohet. Një numër i ligjeve duhet të ndryshohet për zbatimin efikas të ndryshimeve kushtetuese. Kjo duhet të përgatitet si prioritet përmes reformave relevante ligjore, në përputhje me standardet evropiane”, tha BE-ja.

Related Articles