Mbi 80 pacientë me COVID janë në trajtim në Klinikat për COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e përgjithshme, raporton Gazeta ‘Enigma’.
51 prej tyre siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe 30 të tjerë me post-COVID-19.
42 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa një është në mjekim intensiv./Gazeta Enigma/