FC Prishtina ka arritur në Antalia të Turqisë teksa mëngjesin e së martës është akomoduar në hotelin Titanic në Lara.
Ekspedita e skuadrës “bardhekaltër” ditën e sotme e ka kryer edhe stërvitjen e parë nën drejtimin e stafit teknik të udhëhequr nga trajneri Abdulah Ibrakoviq.
Si fillim futbollistët kanë kryer ushtrime të fitnesit derisa pasdite janë planifikuar stërvitjet në fushat e kompleksit të hotelit.
Gjendja e të gjithë futbollistëve është e mirë, siç raportohet nga faqja zyrtare e klubit. /Gazeta “Enigma”/