ZRRE-ja doli me tarifa të reja pa u kthyer në prodhim blloku B2, kështu arsyetohet Kurti

ZRRE-ja doli me tarifa të reja pa u kthyer në prodhim blloku B2, kështu arsyetohet Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media u pyet se pse ZRRE-ja propozoi tarifa të reja ende pa u kthyer në funksion blloku B2 në termocentralin “Kosova B”.

Në përgjigjen e kësaj pyetje, Kurti tha se qeveria mund t’i jap vetëm komentet e saj.

“Ne përmes fuqizimit dhe pavarësimit të rregullatorit, duam ta ndajmë pushtetin nga shteti. Nëse Qeveria quhet shtet, atëherë ZRRe-ja është shtet. Pra, ky është raporti mes pushtetit dhe shtetit. E tash, këtë ne e kemi bërë menjëherë deke mos lejuar anëtarë të Vetëvendosjes të bëhen pjesë e ZRRE-së. E tash nuk ka logjikë të kërkohet edhe që të mos përzihei në emërimet e ZRRE-së, e në të njëjtën kohë që edhe unë të marrë vendime për ta. Por ajo çfarë duhet të bëjmë ne, do t’i japim komentet tona”, tha kryeministri.

Ai tha se qeveria e Kosovës do t’i dërgojë komentet për raportin e ZRRE-së që propozon shtrejtim të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 mGë rrymë në muaj.

“Raporti i ZRRE-së nuk është një vendim përfundimtar i cili është i padiskutueshëm për ne. Ne do t’i dërgojmë komentet tona lidhur me këtë raport. Mirëpo fakti se ne i dërgojmë komentet tona nuk e bën gjendjen e mirë”, tha Kurti.

Tutje, Kurti theksoi se raporti i ZRRE-së tregon gjendjen e keqe në të cilën ndodhemi. /Gazeta Enigma/.

Related Articles