Ngadhnjim Kastrati ka konfirmuar se është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Ai përmes një postimi tha se njoftimin për shkarkimin e tij e mori në shtëpi, pasi që disa ditë është në izolim për shkak të infektimi me COVID.
“Njoftimin për shkarkim e morra në shtëpi, ku jam prej disa ditësh në izolim si rezultat i infektimit me Covid. Perveq tjerash une as nuk jam njoftuar per ndonje procedure te shkarkimit dhe as nuk ka pasur ne rend te dites pike per shkarkimin tim”, ka shkruar ai.
Tutje, Kastrati thotë se që nga ardhja e re e qeverisë Kurti, është ballafaquar me shantazhe e presion të tyre për t’i larguar qindra punëtorë nga puna.
“Që nga ardhja e anëtarëve të Bordit të ri të qeverisë Kurti, jam ballafaquar me shantazhe e presion të tyre për t’i larguar qindra punëtorë nga puna, në këmbim të vazhdimit të punës sime në këtë pozitë deri në fund të mandatit në prill 2022”, thekson ai. /Gazeta Enigma/.