Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Jakup Ismaili ka thënë se në këtë Klinikë janë të hospitalizuara 6 paciente me COVID.
Doktor Ismaili tha se për momentin janë 251 paciente shtatzëna, ndërsa pjesa tjetër janë raste gjinekologjike.
“Në Klinikë e Gjinekologjisë janë të hospitalizuar 6 paciente të verifikuara covid pozitiv. Gjendja e tyre është stabile. Nuk kemi raste të vdekjeve. Mbetet të verifikohen nëse ka me variantin Omicron. Situata është stabile. Për momentin i kemi 251 paciente të hospitalizuara një pjesë e tyre janë shtatzëna, pjesa tjetër raste gjinekologjike”, ka thënë ai.