Sot pritet të rishqyrtohen masat e reja antiCOVID, shkak rritja e rasteve të infektimeve

Sot pritet të rishqyrtohen masat e reja antiCOVID, shkak rritja e rasteve të infektimeve

Pas rritjes së rasteve me COVID në vend, sot pritet të rishqyrtohen masat e reja antiCOVID nga Ministria e Shëndetësisë.



Sot në Ministrinë e Shëndetësisë do të mblidhen Komiteti për Koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19, Komisioni Këshillëdhënës dhe të gjithë hisedarët tjerë që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit.

Aty pritet të hidhen rekomandime për të propozuar masa të reja, karshi situatës epidemiologjike, të cilat më pas pritet të miratohen nga kabineti qeveritar.

Gjatë dy javëve të fundit ka filluar të rritet numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë.

Të mërkurën në vend u regjistruan 2 mijë e 50 raste pozitive, shifër kjo më e larta që nga gushti i vitit të kaluar, kur ishin shënuar 2 mijë e 236 raste për 24 orë. Aktualisht në vend janë 7 mijë e 266 raste aktive me koronavirus.

Ndërkaq ministria e Shëndetësisë dhe Insdtituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdimisht po bëjnë thirrje për respektim të masave anti-COVID dhe vaksinim. /Gazeta Enigma/.

Related Articles