Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka vizituar sot Klinikën Infektive në QKUK, ku me ekipin kujdestar të 24 orëshit të fundit bisedoi për pacientët që po trajtohen aty.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, ministri falënderoi ekipet për punën që po bëjnë, dhe së bashku edhe me drejtorin e SHSKUK, Valbon Krasniqi dhe drejtorin e Klinikës Infektive, Arben Vishaj biseduan për organizimin e punës në frymën e rritjes së rasteve me Covid-19 dhe gatishmërinë për t’u ballafaquar në rast të rritjes së rasteve.
“Ai u informua për numrin e rasteve që kanë marrë trajtim gjatë 24 orëshit të fundit dhe ecurinë e tyre”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, ditën e mërkurë në Kosovë janë konfirmuar 2050 raste të reja me coronavirus.
MSH u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID, duke njoftuar se carianti Omicron i coronavirusit tanimë është bërë variant dominues në qarkullim. /Gazeta Enigma/.