Rritje e të infektuarve, mbi nëntë mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Rritje e të infektuarve, mbi nëntë mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve është nëntë mijë e 771 persona.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159 mijë e 573, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga virusi COVID kanë vdekur dy mijë e 996 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 732 mijë e 948 doza të vaksinës.

Deri më sot 799 mijë e 114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 43 mijë e 760 doza përforcuese dhe dy mijë e 199 doza të treta të vaksinës kundër COVID.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar shtrëngimin e masave antiCOVID. /Gazeta Enigma/.

Related Articles