Përplasje në Kuvend – Gashi për deputetin e VV-së: Baju prej këtu, ski nevojë me fol

Përplasje në Kuvend – Gashi për deputetin e VV-së: Baju prej këtu, ski nevojë me fol

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha dhe shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi kanë pasur një përplasje në seancën e së premtës në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

E krejt ky debat ndërmjet tyre ka ardhur lidhur me mos miratimin e marrëveshjes financiare ndërkombëtare për reformimin e skemës sociale.

“Ka rëndësi që marrëveshjen e votuat kundër dhe është hera e parë në histori që një grup parlamentar e voton kundër, tash janë marrëveshjet me SHBA dhe dilni votoni kundër, ju smuni me dal me votua kundër, dhe tash bani filma, dhe veç dilni para qytetarëve me të njëjtat argumente dhe është turp çka keni bë sot”

Derisa, shefi i GP-së, Arben Gashi ka kërkuar fjalën, Basha i ka ndërhyrë duke i thënë se nuk ka të drejtë për replikë.

E lidhur me këtë ka reaguar ashpër, Gashi duke i thënë deputetit Basha “Largohu prej ktuhit, baju, ski nevoje me fol ti këtu”.

Derisa, kryeparlamentari Konjufca i ka kërkuar bashkë partiakut të tij Dimal Basha të ulet në vend.

“Nëse e ofendoni njëri-tjetrin, nëse krijoni dhe i acaroni relacionet ato pastaj po reflektohen që besa edhe në qëndrimet politike”, tha Konjufca.

Related Articles