Kolegët e Levizjes Vetëvendosje, e kanë kritikuar deputetin e kësaj partia, Dimal Basha, pas përplasjës së tij me Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Fillimisht, deputeti i VV-së, Eman Rrahamani, ka pasur një përplasje verbale me të, teksa iu është bashkangjitur edhe u.d e shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Kjo e fundit, është zënë duke i kërkuar sqarime Bashës, për përplasjen që ka pasur me deputetin e LDK-së, shkaku i mos miratimit të marrëveshjes financiare ndërkombëtare për reformimin e skemës sociale.
Ndryshe, përplasja mes Gashit dhe Shashës rrjedhi për shkak të mosmiratimit të marrëveshjes financiare ndërkombëtare për reformimin e skemës sociale.
“Ka rëndësi që marrëveshjen e votuat kundër dhe është hera e parë në histori që një grup parlamentar e voton kundër, tash janë marrëveshjet me SHBA dhe dilni votoni kundër, ju smuni me dal me votua kundër, dhe tash bani filma, dhe veç dilni para qytetarëve me të njëjtat argumente dhe është turp çka keni bë sot”. /Gazeta Enigma/.