Goditet me grushta një i moshuar në “Rrugën C” në Prishtinë (VIDEO)

Këtë të premtë rreth orës 18:30 ka ndodhur një rrahje në ‘Rrugën C’ në Prishtinë, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Në videon e publikuar shihet një i moshuar që goditet me grusht nga një person.

Rastin për Gazetën ‘Enigma’ e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person , i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

“Personi i dyshuar:A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, kanë njftuar nga Policia e Kosovës./Gazeta Enigma/

Related Articles