Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sërish u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID-19.
IKSHPK ka theksuar se varianti Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim.
“Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë: