Ndoshta nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të shënosh një gol në minutat e fundit për të fituar apo barazuar skuadrën.
Futbollisti serb, Nikola Komazeq e bëri një gjë të tillë për klubin e tij në Tajlnadë.
Ai shënoi gol në minutën e 96-të dhe më pas festoi në mënyrë të çmendur duke hequr shortset dhe duke i vërë në kokë.
Serbi e shmangu skuadrën e tij nga humbja duke barazuar shifrat në 2:2 në “frymën e fundit”.
Ai pas festimit me shortset e vendosura në kokë u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari kryesor i takimit.
Më poshtë mund ta shihni momentin: