Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar një trajnim i mundësuar nga ekipi i instruktorëve amerikanë.
Përmës një njoftimi te FSK-së thuhet se pjestarët po trajnohen si të reagojnë në fushëbetejë, ku në këtë trajnim ishin një toge e Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.
“Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përveç që përfituan në aspektin e njohurive dhe eksperiencave të reja sa i përket reaguesve të parë në fushëbetejë ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partnerët”, njofton FSK.
Ceremonia e certifikimit për të gjithë pjesëtarët që arritën ta përfundojnë me sukses trajnimin, u organizua në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog. /Gazeta Enigma/.