Arrestohen dy persona për grabitje në Fushë Kosovë

Arrestohen dy persona për grabitje në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimet për përfshirje në një grabitje në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë.

Ndaj të dyshuarve të arrestuar, me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Policia po vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e këtyre të dyshuarve edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles