Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka viziton ekipen në Antalia

Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka viziton ekipen në Antalia

Presidenti i klubit, Florim Zuka ka vizituar ekipin në përgatitjet që po zhvillohen në Antalia të Turqisë.

I pari i klubit është informuar nga afër në lidhje me fazën përgatitore e cila është duke u kryer në tokën turke.

Zuka ka përshëndetur edhe futbollistët, teksa u ka uruar atyre suksese në fazën përgatitore dhe ndeshjet miqësore të cilat janë në plan për t’u zhvilluar.

Në vizitë te ekipi ishin edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës me ç’rast u informuan për fazën përgatitore dhe diskutuan për projektet në ardhje që kanë të bëjnë me klubet. /Gazeta Enigma/.

Related Articles