Tahiri kërkon që Prokuroria ta hetojë ZRrE-në, thotë se vendimi i saj është racist

Tahiri kërkon që Prokuroria ta hetojë ZRrE-në, thotë se vendimi i saj është racist

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas vendimit të ZRRE-së për vendimin që katër komunat veriore të mos kenë ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

Tahiri ka thënë se ky është një vendim racist, derisa ka kërkuar hetim nga Prokuroria.

“Tentimi i Qeverisë përmes kryesuesit të Bordit të ZRrE-së për të arsyetuar diskriminimin etnik që ZRrE-ja është duke ua bërë shqiptarëve të Kosovës me rastin ngritjes së çmimit të rrymës, duke përjashtuar kështu komunat veriore nga kjo ngritje e çmimeve, është një veprim i ulët, diskriminues dhe me elemente raciste.

Si i tillë duhet të kundërshtohet fuqishëm nga të gjithë spektri politik, shoqëria civile dhe qytetarët e vendit. Gjithashtu, ftoj prokurorin e shtetit që pa humbur kohë të fillojnë hetimet ndaj ZRrE-së nën dyshimim e shpërdorimit të detyrës zyrtare”, thuhet në shkrimin e tij.

Vlen të theksohet se Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk i ka përfshirë katër komunat veriore të Republikës së Kosovës në raportin e vetë në të cilën u shqyrtuar dhe propozua rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Këtë e ka konfirmuar Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu, teksa ka raportuar në Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Ekonomi. /Gazeta Enigma/.

Related Articles