Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 21 mijë e 668, raporton Gazeta “Enigma”.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,002 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës.
Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./ Gazeta Enigma.