Vendimi për mos ngritje të çmimit në katër komunat e veriut që ka marrë ZrRE-ja, nuk u prit mirë nga qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Nga pakënaqësia ata protestuan të mërkurën në sheshi “Zahir Pajaziti” të cilët kërkuan që kryeministri Albin Kurti ta “bllokoj tarifën”.
Qytetarët marshuan drejt objektit të Qeverisë, ndërsa disa nga protestuesit thirrën “Albin mashtruesi” dhe “Albin rrenci”.
Pasi u nisën drejt Qeverisë, një numër i konsiderueshëm kanë thirrur se s’do të paguajnë asnjë cent më shumë, nëse propozimi për shtrenjtimin e rrymës do të zyrtarizohet.
“Po ballafaqohemi me shantazhin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë”, tha njëra prej organizatoreve të protestës.
Qytetarët, me propozimin e ZRRE-së, u tha se po ia paguajnë rrymën edhe bizneseve dhe veriut.
“Në këto kushte, sipas propozimit të ZRRE-së, qytetarët e Kosovës, me një pagë minimale prej 180 eurosh dhe me një numër të madh të papunësisë do t’ua paguajnë faturën edhe bizneseve, plus veriut”, tha ajo.
Duke e quajtur të pakuptimtë propozimin e ZRRE-së, ajo kujtoi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se në krizën aktuale energjetike, s’ka zgjidhje tjetër, “ose shtrenjtim, ose reduktime”.
“Me ose, ne duhet t’i themi atij ose neve, ose KEDS-it. Ne ia bëjmë me dije edhe kryeministrit”, tha ajo.
Qytetarët, me propozimin e ZRRE-së, u tha se po ia paguajnë rrymën edhe bizneseve dhe veriut.
“Në këto kushte, sipas propozimit të ZRRE-së, qytetarët e Kosovës, me një pagë minimale prej 180 eurosh dhe me një numër të madh të papunësisë do t’ua paguajnë faturën edhe bizneseve, plus veriut”, tha ajo.
Në fund, protesta u shpall e mbyllur me paralajmërimin se “ne nuk do të ndalemi”.
Ndryshe, tash e një kohë është paralajmëruar se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, derisa Qeveria rekomandoi qytetarët që t’i fikin dritat kur të dalin nga dhoma. Mirëpo, ngritja e çmimit dhe reduktimet e energjisë elektrike, është parë edhe si pasojë në sektorin e ekonomisë./Gazeta Enigma/