Policia e Kosovës njofton se ka identifikuar shoferin i cili ka drejtuar makinën me shpejtësi 172 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, raporton Gazeta Enigma.
Sipas tyre, për këtë shkelje, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
Gjithashtu bëhet e ditur se policia do të vazhdoj të ndërmarrë masa dhe veprime policore për të gjithë ata që rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor./Gazeta Enigma/