Gjashtë persona kanë humbur jetën nga COVID gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1562 raste të reja me virusin.
Infektimet e reja kanë dalë nga 5779 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 1642 qytetarë të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar 225,835 raste shërimi nga COVID.
Në Shqipëri janë aktualisht 23,419 të infektuar me COVID-19. 127 persona janë të shtruar në spital, 9 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Kjo vlen edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.