Plani 100 milionësh i Barcelonës për të blerë Haaland-in

Plani 100 milionësh i Barcelonës për të blerë Haaland-in

Barcelona është duke tentuar të sigurojë shërbimet e Erling Haaland dhe ka përgatitur një plan se si të financojë transferimin e yllit të Borussia Dortmund, gjatë afatit kalimtar veror e që do ti kushtojë 100 milionë euro.

Blaugranët momentalisht gjinden në borxhe rekorde dhe gjithashtu ne porcesin e uljes së pagave të larta të lojtarëve. Plani për të siguruar shumën e parave është të shesë 49 përqind të aksioneve në kompaninë e tyre të produksionit mediatik Barca Studios sipas Goal.

Shitja e aksioneve do t’i siguronte klubit shifrë e 100 milionëve për nënshkrimin e Haaland, por ekziston një komplikim në të drejtat e imazhit të lojtarëve, të cilat i posedojnë vetë ata.

Dortmund dëshiron të përfitojë sa më shumë nga shitja e lojtarit, pasi e ka të qartë se nuk do të mund ta mbajë pas këtij sezoni duke parë edhe interesimin e klubeve elitare europiane për të siguruar shërbimet e norvegjezit siç janë Paris Saint-Germaini, Manchester City dhe Manchester Unitedi.

Katalunasit vazhdojnë të kenë një listë pagash prej 400 milionë eurosh, ashtu që pos uljes së rrogave, pritet ta sakrifikojnë edhe Ousmane Dembele (pas Lionel Messi, Antoine Griezmann, Junior Firpo e Emerson Royal që nuk mundën t’i mbajnë për shkak të pagave të larta). /Gazeta Enigma/

Related Articles