Kuvendi nis seancën me një minut heshtje në nderim të viktimave të holokaustit

Kuvendi nis seancën me një minut heshtje në nderim të viktimave të holokaustit

Kuvendi i Kosovës ka filluar ta mbajë seancën e sotme me një minut heshtje në nderim të viktimave të holokaustit.

Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Shefja e Grupit parlamemtar nga radhët e VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se me një minutë heshtje nderojnë 6 milionë viktima që humbën jetën në kampin famëkeq Auschëitzh.

Kujtojmë, më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit.

Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschëitz-Birkenau më 27 janar 1945.

Vlen të theksohet se viktimat e Holokaustit i ka përkujtuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila tha se është obligim njerëzor. /Gazeta Enigma/.

Related Articles